E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia hap tenderin pernafte prane Shqiperise

Te tjera rreth shkrimit HARTA HARTA-Ftesa publike e greqise Kushtetuesja kunder paktit ATHINE ndash Qeveria greke hap zyrtarisht tenderin nderkombetar per te gjitha shoqerite jo greke te cilat kane interes per te bere kerkime per gaz apo nafte ne tre pika detare mes te cilave edhe ne ujrat ndarese me Shqiperine.

Ftesa zyrtare eshte bere publike keto dite ne faqen zyrtare te ministriee greke te Energjise Mjedisit dhe Ndryshimit te Klimes http//www.ypeka.gr/Default.aspxtabid=766locale=en-USlanguage=el-GR.
Sipas deklarates zyrtare kompanite e interesuara kane 6 muaj afat deri ne korrik te ketij viti per te parqitur dokumentacionin dhe aplikimin per kerkimet ne tre pikat te cilat jane Janina Gjiri i Patres dhe Katakolon.
Ne dokumentin qe mban logon e qeverise greke theksohet se se behet fjale per rezerva hidrokarburesh te vleresuara prej jo me pak se 250 milione fuci. Te gjitha keto rezerva sipas zyrtareve greke gjenden mes te tjerash edhe ne ujerat detare mes Shqiperise e Greqise pikerisht ne afersi te Janines. Madje ne materialin shpjegues te ministrise saktesohet se zona e Katakalon eshte vleresuar pozitivisht dhe pritet te terheqe interesin e investitoreve per shkak te pozicionit me vendin fqinj me Shqiperine e cila disponon sisteme te ngjashme te naftes. Konkursi do te zhvillohet me date 2 korrik 2012 dhe tenderi do te behet me procedure te hapur.

Zvogelimi i varesise energjetike te vendit dhe siguria e furnizimit me energji te imponojne nje politike energjetike qe fuqimisht nxit zhvillimin e burimeve te energjise ne vend. Duke marre parasysh drejtimin e zhvillimit te burimeve te riperteritshme te energjise perpjekjet qe ben Qeveria greke per shfrytezimin e depozitave hidrokarbure jane nje pjese integrale e strategjise shteterore. Me thirrjen e sotme per tender eshte bere nje tjeter hap i rendesishem ne kete drejtim tha ministri i energjise Jorgos Papakostandinu.

GJYKATA NE SHQIPERI RREZOI MARREVESHJEN

Ne 27 janar te vitit 2010 Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ka deklaruar papajtueshmerine e Marreveshjes Detare qe Shqiperia ka firmosur me Greqine.
Ne shpjegimin e vendimit prej 46 faqesh Gjykata Kushtetuese e konsideron te papajtueshme Marreveshjen me Kushtetuten ne kater pika. Per Gjykaten Kushtetuese Marreveshja e lidhur Per delimitimin e zonave te tyre perkatese te shelfit kontinental dhe zonave te tjera detare qe u perkasin ne baze te se drejtes nderkombetare midis Greqise dhe Shqiperise eshte e papajtueshme me Kushtetuten per

a. mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi te rregullt nga Presidenti i Republikes per zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marreveshjes
b. mangesite serioze ne permbajtjen e marreveshjes
c. moszbatimin e parimeve baze te se drejtes nderkombetare per ndarjen e hapesirave detare midis dy vendeve me qellim arritjen e nje rezultati te drejte dhe te ndershem
d. mosmarrjen parasysh te ishujve si rrethana te vecanta ne delimitimin e hapesirave detare.

Vendimi i dhene nga Gjykata Kushtetuese ka qene me te gjithe anetaret e saj ne favor te zgjidhjes se kesaj marreveshjeje. Sipas gjykatesve jane shkelur nenet 3 4 7 dhe 92 te Kushtetutes.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›