E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Kryeminister derisa te me thone lamtumire

Te tjera rreth shkrimit FOTO-Berisha ne samitin e PPE Gjate vizites qe po zhvillon ne France ku do te takohet me kryeministrin francez Francoise Fillon kryeministri Berisha ka qene i ftuar sot ne studion e kanalit francezTV5 Monde ku ka dhene nje interviste per gazetarin Patrick Simonin. I pyetur nga gazetari nese do te paraqitet serish si kryeminister ne zgjedhjet e ardhshme Berisha iu pergjigj se po Deri kur shqiptaret kur shqiptaret do te me thone lamtumire

Gazetari Mirdita Sali Berisha Kryeminister i Shqiperise qe prej vitit 2005. Ju keni qene President i Republikes se Shqiperise nga viti 1992 deri ne vitin 1997 dhe ju ndodheni per vizite ne France ku do te takoni pas pak kryeministrin francez Francois Fillon. Cfare do tu thoni autoriteteve franceze sot
Kryeministri Berisha Faleminderit per kete pyetje faleminderit qe me keni ftuar. Une jam shume i lumtur qe pas pak do te takohem me kryeministrin francez Fillon. Sot ne mengjes u takova me ministrin francez te energjise zotin Besson. Qellimi im kryesor eshte te punoj ngushtesisht me qeverine franceze per te inkurajuar investitoret franceze te vijne te investojne ne Shqiperi. Marredheniet tona politike jane te shkelqyera por nga ana tjeter marredheniet ekonomike po rriten gjithnje e me shume. Ne realitet Shqiperia eshte nje vend i vogel ne harte por nje vend me mundesi dhe potenciale shume te medha per investitoret e medhenj franceze dhe boterore.
Gazetari Per shembull ne fushen e zhvillimit te qendrueshem ne fushen e ekonomise te energjise
Kryeministri Berisha Po ambicia ime kryesore eshte qe vendi im te behet nje superfuqi e vogel e energjise se rinovueshme ne rajon. Shqiperia ka rezerva shume te medha hidrike qe do te shnderrohen ne hidrocentrale. Vendi im ka per te ndertuar 443 hidrocentale. Qeveria ime ka nenshkruar me sektorin privat 110 kontrata per te ndertuar afersisht 300 hidrocentrale . Nga e gjithe bota nga Norvegjia ne Izrael nga Europa ne Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja si dhe kompani te tjera qe kane treguar interes per te investuar ne Shqiperi. Nga ana tjeter burimet tona te energjitike ne fushen e energjise se rinovushme asaj te eres jane te medha Qeveria jone ka licensuar deri tani 1600 megawat dhe eshte edhe nje pakete tjeter qe perbehet nga 3200 megawat.
Gazetari Pra kjo eshte edhe nje ftese per ndermarrjet franceze por a do ti shprehni kryeministrit Francois Fillon edhe deshiren tuaj per mbeshtetjen e Frances per pranimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian.
Kryeministri Berisha Po pikerisht kjo do te jete nje teme e diskutimeve . Franca e ka mbeshtetur gjithnje ambicien e Shqiperise per integrimin evropian dhe per antaresimin ne Nato. Ne kemi patur probleme por ato jane zgjidhur prandaj kemi nevoje per mbeshtetje per te perparuar edhe me shume drejt Bashkimit Evropian.
Gazetari Pra kur e mendoni afatin e ketij pranimi
Kryeministri Berisha E dini une kurre nuk fiksoj data sepse kjo nuk eshte ne duart e mia por ate qe mund te them eshte qe une e konsideroj kete si nje proces teresisht te bazuar ne merite prandaj qeveria duhet te performoje duhet qe vendi ta meritoje . Per kete qellim ne jemi te angazhuar ne realizimin e reformave ne nje shkalle shume te gjere te cilat ne realitet po avancojne shume.
Gazetari Sepse Evropa eshte ne krize sot flasim per nje Evrope me 17 anetare ne fakt me 18 sot me Kroacine e cila sapo nenshkroi por flasim per 17 vende persa i perket vendimmarrjes dhe integrimit buxhetor. A besoni ju se zgjerimi i Evropes vazhdon te jete i mundur
Kryeministri Berisha Besoj se procesi i zgjerimit ka pesuar nje ngadalesim ne situaten e tanishme por nga ana tjeter une besoj se ky eshte nje proces i pakthyeshem. Vendimi i te 17- teve eshte nderqeveritar por duhen ftuar te tjeret te pranojne kriteret strikte buxhetore per te evituar nje krize te ngjashme ne vitet qe vijne.
Gazetari Kur thoni qe keni bere perpjkje ne Shqiperi dhe dihet qe eshte dhe opozita socialiste. Ju e keni akuzuar kete opozite per manifestimet e dhunshme qe shkaktuan te vrare ne fillim te vitit e keni akuzuar kete opozite se nuk e deshiron integrimin evropian te vendit.
Kryeministri Berisha Ne fakt gjate dy vjetesh opozita ka bere gjithcka per te bllokuar procesin e integrimit duke menduar se kjo eshte menyra me e mire per te demtuar qeverine dhe per te ardhur sa me shpejt te jete e mundur ne pushtet por me kete opozita pergatiti nje disfate ekzemplare ne zgjedhjet lokale ne muajin Maj ku pati 12 perqind me pak vota se mazhoranca.
Gazetari Dhe ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme ku ju do te perfaqesoheni perseri per te qene kryeminister
Kryeministri Berisha Une do te vazhdoj deri kur shqiptaret do te me thone lamtumire dhe atehere une do ta respektoj vullentin e tyre. Une bej gjithcka per te avancuar reformat per te avancuar projektin kryesor te kombit tim ate te integrimit evropian. Nga ana tjeter opozita tani eshte kthyer ne Parlament. Une kisha premtuar cdo dite gjate ketyre viteve qe ata ta hartonin vete ligjin elektoral duke marre edhe mendimin e komisionit te Venecias dhe te OSBE-se dhe se une do ta votoja pa asnje kusht dhe ata pranuan.
Gazetari Mund te thuhet se gjendja eshte qetesuar pra ka nje dialog
Kryeministri Berisha Po ka nje dialog konstant dhe situata eshte plotesisht normale.
Gazetari Edhe dicka tjeter. Turizmi. A eshte i mjaftueshecircm turizmi ne Shqiperi. Sepse me ate qe po ndodh ne vendet arabe ka mundesi te turistet ti lene keto vende dhe ti referohen Shqiperise
Kryeministri Berisha Besoj se turizmi ka njohur bumin me te madh qe vendi ka njohur ndonjehere. Ne 2004 kemi pasur 300 mije turiste e vizitore kurse vitin e kaluar kemi pasur 3 milion e gjysem. Dhe kete vit ndoshta do te jene 4 milione. Udhetimi ne Shqiperi eshte duke u bere nje udhetim i endrrave. Ky vend i ofron turisteve te te gjithe botes nje nga bregdetet me te mahnitshme peisazhe fantasike nje mikpritje te jashtezakonshme nje klime te mrekullueshme nje ushqim te shijshem te pershkruar nga me te mirat ne Evrope nga Andre Gide ne veprat e tij Askush nuk eshte zhgenjeyer nga pushimet ne Shqiperi dhe nuk ka pesuar sindromen shqiptare. Pra ftesa ime eshte qe te vini ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›