E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesi i integrimit ne BEBerisha Opozita na ka penguar

Ne nje interviste te dhene pas punimeve te Kongresit te 20-te te Partive Popullore Evropiane PPE kryeministri i Shqiperise Sali Berisha i eshte pergjigjur pyetjes se nese konsensusi i forcave politike per disa ligje dhe reforma sic eshte ajo zgjedhore do e pershpejtoje procesin integrues dhe marrjen e statusit.

Natyrisht pengesa mekanike e vendosur nga kreu i opozites sic thashe dhe ne kongres dje vetem e vetem per qellime te mirefillta politike per te penguar qeverine tani nuk ekziston dhe une ne te gjitha takimet e mija informova bashkebiseduesit se opozita po ben punen e saj normale ne Parlament. Por se si do te vazhdoje qendrimi i opozites kjo eshte nje ceshtje e saj dhe jo e imja u shpreh Berisha.

Berisha ka folur gjithashtu edhe per statusin kandidat ne BE duke u shprehur se Problemi qendron se perse nuk eshte dhene statusi. Statusi nuk eshte dhene dhe kjo eshte bere e qarte edhe ne deklaraten e ministrave te jashtem vetem per shkak te bojkotit qe bllokoi reformat por as qeveria shqiptare dhe as ndonje qeveri tjeter nuk mund te jete kurre e persosur ne ato qe ka bere. E verteta eshte se qeveria shqiptare ne nje sere fushash ka rezultate me te mira se shume qeveri te tjera dhe keto jane evidente. Reformat e qeverise shqiptare ne fushen ekonomike jane nder me rezultativet. Reforma ne fusha te tjera jane evidente. Sigurisht qe ka shume per te bere por sot Shqiperia eshte nje nga vendet me te sigurta ne Evrope pra eshte bere shume e qarte se shkaku i mosdhenies se statusit ishte mosvotimi i ligjeve ne parlament nga opozita shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›