E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: PD do jetë në protesta, do i japim zgjidhje situatës katastrofale në vend

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar një tjetër protestë të demokratëve. Në një deklaratë për media, Berisha deklaroi se protesta e opozitës do i japë zgjidhje situatës katastrofale në vend, siç e përcaktoi ai.

 “Nuk ka asnjë lloj lidhje parlamenti. PD është e tëra në protestë tani. Është në protestë dhe do jetë protesta dhe mbi të gjitha protesta qytetare ajo që do i japë zgjidhje kësaj situate kastastrofale që ekziston në Shqipëri. Kjo është përgjigjja ime”, deklaroi Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›