E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha: Rama, një delinkuent në OKB; i implikuar dhe fajtor në çështjen “McGonigal”

Lideri i opozitës Sali Berisha ka folur për herë të parë për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha vuri në dukje se puna që Shqipëria të marrë vendin e anëtarit të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit ka nisur që në vitin 2007, duke artikuluar akuza të ashpra ndaj shefit të qeverisë shqiptare Edi Rama

SALI BERISHA

“Problemi është se ne u bëmë vendi i parë në historinë e atij institucioni, që të kryesohet ajo mbledhje nga një person delinkuent, në hetim ndërkombëtar.”

Ish-kryeministri ka përmendur sërish hetimet që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj  Mcgonigal duke akuzuar Ramën se ka tentuar të korruptojë një prej ish-zyrtareve të lartë të FBI

“Lajm është sot, Mc Gonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se Edi Rama është fajtor. Se e kanë të ndarë përgjysmë, njëri ka dhënë ryshfet, tjetri ka marrë ryshfet. Njëri ka kërkuar shërbime kundër opozitës, tjetri ka manipuluar dosjen.”

 

Por vete lideri i opozitës Sali Berisha mbetet Non grata për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një mesazh te cilin ambasada e SHBA në Tiranë e përsëriti edhe njëherë të enjten.

Berisha preferoi të mos sulmojë ambasadën, por zgjodhi një mënyrë tjetër për t’iu kundërpërgjigjur mesazhit se SHBA nuk bashkëpunon me personat e shpallur Non grata

“Idhulli, çdo njeri ka idhujt e vet, idhulli i jetës time ka qenë Martin Luteri. Unë jam mysliman, sunit, krenar me besimin tim. Për mua, unë nuk jam i krishterë, por ai në fund të fundit ishte shenjtori i antikorrupsionit dhe i ka shërbyer njerëzimit me ato teza ndoshta sa pak kush tjetër. Por ka një problem tjetër ai, kur vjen puna në raport me ndërgjegjen e tij. Qëndron aq besnik te ndërgjegjja e tij, saqë frymëzon çdo njeri që lufton për të vërtetën. Unë e thashë se idhull kam Martin Luterin. Kjo është përgjigja për mesazhin.”

Ish-kryeministri Berisha u shpreh I hapur për thirrjen në gjykatë të djalit të tij për çështjen Gërdeci

“ Edhe 100 vite po të hetojnë, do gjejnë zero lidhje aty. Por për ta thirrur, kur të duan!”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›