Tre vatra zjarri aktivizohen në Fier/ Flakët përhapen me shpejtësi, zjarrëfikësit ndahen në grupe për neutralizimin e tyre

Tre vatra zjarri janë aktivizuar mesditen e kësaj të premteje në Fier, në afërsi të kodrave të Vajkanit, në Pishporo si dhe në kodrat me ullinj në Levan.
Në këtë të fundit, situata paraqitet më problematike.
Fillimisht zjarri ka rënë në një kanal me barishte e më pas flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat aty pranë.
Në ndihmë të ekipeve zjarrëfikësve kanë shkuar dhe banorë të zonës të cilët përdorën mjete rrethanore.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të Fierot, Zija Hyka, përveç erës, edhe terreni i vështirë nuk ndihmon në neutralizimin e situatës.
Ndërkohë përvec 3 vatrave në fier, një tjetër vatër zjarri është aktive në Vlorë.
Flakët kanë rënë në zonën me ullishte të fshatit Kërkovë, duke djegur me qindra rrënjë ullinj shekullore, ndërsa jane rrezikuar edhe tre banesa që ndodhen anës rrugës që të çon në këtë fshat.
Mjetet të zjarrëfikseve shkuan mënjehërë në terren bashkë me banorë të zonës për të bërë neutralizimin e flakëve.