E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: SPAK dhe GJKKO, viktima të votimit në Kuvend për Ballukun

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së se vendi po kalon moment të veçantë dhe vendimtar pas votimit në Kuvend për rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Ai theksoi se ky zhvillim ka pasoja të rëndësishme për funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe për zbatimin e ligjit në vend.

Berisha theksoi se “Rama haptas hoqi çdo maskë, hodhi poshtë një përpjekje të madhe për të ndihmuar Shqipërinë dhe votoi në parlament mburojën e korrupsionit dhe përfshiu, ose nën pretekst, zëvendëskryeministren Balluku”.

Berisha theksoi se, “në këtë përplasje të fuqishme të paprecedent tremujore, viktima absolute ishte pa diskutim institucioni i akuzës, ishte prokuroria speciale dhe gjykata, për të cilat kryegjykatës dhe kryeprokuror pas votimit në parlament do jetë vetëm Edi Rama”.

“Me vendimin e parlamentit për të mbyllur mundësitë e hetimit pa imunitet, institucioni i akuzës apo tentativat e tij për të funksionuar mbi bazën e ligjit, jashtë kontrollit ekzekutiv, marrin një goditje fatale, asgjësuese, përfundimtare”, tha më tej Berisha.

Kreu i PD vuri në dukje se procesi i integrimit evropian është i rëndësishëm për Shqipërinë dhe çdo vendim që mund të ndikojë në këtë proces duhet të merret duke marrë parasysh interesin kombëtar dhe strategjik të vendit.

Berisha theksoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët janë të stabilizuara dhe pozitive, ndërsa çdo marrëveshje ndërkombëtare duhet të kontribuojë në ruajtjen e integritetit strategjik dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›