E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Tryeza, e hapur për të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitarë

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se tryeza “Zgjidhja për Shqipërinë” e aleatëve të Partisë Demokratike, e cila do të marrë vendimet për ecurinë e mëtejshme të protestave, është e hapur për të gjitha partitë opozitare.

Gjatë një deklarate për mediet, Berisha theksoi se “dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitarë, janë të mirëpritur”, pavarësisht refuzimeve apo rezervave të shprehura nga disa subjekte të reja politike.

“Kjo ka vetëm këtë qëllim, një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie”, tha Berisha.

Ditën e premte, opozita ka thirrur tryezën e të gjitha forcave politike dhe faktorëve ndikues në shoqërinë shqiptare për të krijuar një bashkërendim, një front të gjerë kundër qeverisë dhe për të ndërmarrë të gjitha lëvizjet për largimin e Kryeministrit.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›