KESH: Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit arrin 12.700 MWh

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur nivelet e liqeneve, duke përmirësuar kapacitetin prodhues të HEC-eve.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) njofton se prodhimi ditor i energjisë elektrike nga të tre hidrocentraleve të kaskadës së Drinit: Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës, ka arritur 12.700 MWh.
Sipas KESH, nivelet aktuale janë të kaskadës në lumin Drin janë: HEC Fierzë 288 metra mbi nivelin e detit (mmnd), HEC Koman 173,8 mmnd dhe HEC Vau i Dejës 74,8 mmnd.
Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjetike njofton se do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.
/e.xh/a.f/r.e/