E Premte, 6 Nëntor 2026

Berisha “bllokon” foltoren: Kosova duhet të jetë fokusi i diskutimeve, deklaratat e Ramës janë skandaloze

Ish-kryeministri, Sali Berisha me tone të ashpra ka kërkuar që kryefjalë e seancës plenare të jetë situata në veri të Kosovës. Ish lideri i demokratëve bllokoi foltoren, ndërsa u rrethua nga Garda e Kuvendit. Mes përplasjeve të shumta mes radhëve të opozitës e replikat e ndërsjellta, Berisha mundi të tejkalojë ndasitë, duke sulmuar drejtëpërdrejtë kundërshtarin. Ai tha se deklaratat e Ramës për Kosovën janë skandaloze.

“Këtu ka një përpjekje të turpshme, të pafytyrë për të mbuluar me zhurma, me mashtrime dhe gënjeshtra, deklaratën superskandaloze, deklaratën më armiqësore të bërë ndonjëherë jashtë Beogradit për Kosovën, se veriu i Kosovës është toka e askujt.

Ju nuk e mbuloni dot me asgjë, nuk e mbulon dot me asnjë lloj recitimi zonja Zilie Fali.

E ka dashtë vetë, nuk ia kam vënë unë atë. Unë po flas me terma frojdianë, se po t’ia them me ato terma që ia thotë Rama, ju pastaj bërtisni, thoni shih sa vulgar që është ky. Nuk e bëj unë atë. Po flas me terma medikalë.

Pra, nuk e mbuloni dot me asgjë këtë deklaratë të bërë vetëm një javë pasi ajo tokë u vadit me gjakun e atij që deshi të bënte ligjin.

Nuk e zhbëni dot ju këtu vetëm një javë pasi djemtë trima me uniformë, vendosën të përballen me një grup terroristësh dhe ta përzënë me turp nga ai territor, që i thotë Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç se është tokë e askujt.”, tha ai.

 

Nga ana tjetër, ministrja Spiropali ka ironizuar përplasjet e brendshme të opozitës duke thënë se duhet fillimisht të zgjidhin problemet e tyre e pastaj të shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›