E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha bllokon foltoren, rrethohet nga demokratët dhe Garda, Peleshi i ndërpret fjalën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend hodhi akuza ndaj  qeverisë dhe ministrave, duke i quajtur “strofull së mbrojtjes së hajdutëve.”

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i kërkoi Sali Berishës që të rregullonte fjalorin, gjë e cila nuk ndodhi. Në këto kushte, Peleshi i ndërpreu fjalën Berishës, çka solli tensione në sallë, pasi kreu i PD-së bllokoi foltoren.

Menjëherë u rrethua nga deputetët demokratë dhe garda, ndërsa Peleshi i kërkoi të uleshin.

Berisha: Parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve. Këta njerëz shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike.

Pelshi: Nuk mund të lejojmë këtë lloj fjalori në këtë Kuved. Ndërpritet fjala./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›