E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me të rinjtë e FRPD një ditë para protestës kombëtare: Moshatarët tuaj po trondisin Beogradin, ju jeni shpresa e vendit

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhbvilluar një takim me të rinjtë e FRPD një ditë para protestës kombëtare. Në takimin me të rinjtë Berisha tha se ata janë shpesa më e madhe e vendit.

Ndërsa solli shembullin e studentëve të Serbisë, që sipas tij po trondisin nga themelet pushtetin e autokratit Aleksandar Vuçiç.

Berisha: Diktaturat autoritare kohërat provuan se antidoti është gjenerata juaj gjenerata Z. E përmbysën në Bangladesh, e përmbysi në Nepal regjimin, e përmbysi në Sri Lanka, që po i dridh themelet autokratit të Beogradit Vuçiç. Në nderin e tyre studentëve.

Sot Shqipëria ka një opozitë që qëndron e vendosur në idealet e saj gjer në përmbysjen e kësaj diktature. Kjo betejë zhvillohet në dy rrethana, kushte të favorshme. Së pari, demaskimi që i bëmë për vjedhjen e zgjedhjeve. Ky grabit zgjedhje. Ky për shqiptarët është autori i një farse elektorale.

Na jep të drejtën që çdo sekondë të punojmë kundër këtij armiku të votës së lirë. Ky duhet të ikë një minutë e më parë.

Kurrë ndonjë herë një qeveri e tillë nuk është kapur në flagrancë, në vjedhjen e mld të qytetarëve dhe përdor pushtetin për të mbrojtur. Është shkaku për të bërë gjithçka për përmbysjen e saj. Shpresa më e madhe jeni ju gjenerata juaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›