E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha në SPAK, sot seanca paraprake për dosjen “Partizani”

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet sot në orën 09:00 në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e cila parashikon raportimin çdo të hënë të parë dhe të tretë të muajit. Masa është vendosur në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Po sot, në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet edhe seanca paraprake që do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim në themel. Në seancën e mëparshme, më 24 prill, procesi u shty pasi mbrojtja e Berishës, Jamarbër Malltezit dhe Andia Pustinës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi, duke e akuzuar për njëanshmëri.

Megjithatë, kërkesa u rrëzua nga GJKKO më 28 prill, duke konfirmuar vijimin e procesit nën drejtimin e së njëjtës gjyqtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›