E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha njofton datën e protestës së radhës

Pas mbylljes së seancës plenare në Kuvend, ku me 82 vota kundër u rrëzua kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, kreu i Partia Demokratike (PD), Sali Berisha, iu bashkua protestës së opozitës para parlamentit.

Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama ka shënuar “vetëvrasjen e tij politike” dhe iu drejtua protestuesve duke thënë: “Sot është autorizim i plotë për kryengritjen më të fuqishme. Është pranvera jonë”.

Në fund të protestës para Parlamentit, Berisha lajmëroi datën e protestës së radhës. Ai bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në rrugë më 22 mars .

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›