E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kjo është pranvera jonë”, nis shpërndarja e protestuesve pas fjalës së Berishës

Ka nisur shpërndarja e protestuesëve para parlamentit. Pas një fjalimi të shkurtër, kryetari Sali Berisha u kthye në selinë e PD.

Sapo u mbyll seanca plenare në Kuvend ku u votua me 82 vota kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, Berisha iu bashkua protestës së opozitës para parlamentit.

Tubimi ishte i qetë deri në momentin që Parlamenti votoi për të rrëzuar kërkesën e SPAK, që kërkoi masë arresti ndaj Ballukut.

Pas votimit, protestuesit nisën përplasjet me efektivët e policisë, duke hedhur edhe spraj në drejtim të tyre.

Protesta e radhës e opozitës është lajmëruar në datën 22 mars.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›