E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet! E nisim vitin me protesta..

Kreu i PD-së, Sali Berisha, më fjalën e tij gjatë protestës së demokratëve, njoftoi se 2026 do të nisë me protesta. 

“Ne e mbyllim sot protestën për ta nisur vitin me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për tu ndarë nga kjo e keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti. Ju garantoj ju se opozita është sot më e fuqishme se kurrë. Është sot më e vendosur se kurrë të përmbushë misionin e saj. askush nuk duhet të harrojë se forca e idealeve është arma më e madh se të gjitha armëve. 

Ata që janë me ideale janë të pamposhtur. Këtij regjimi në çdo kohë q kalon është në shkërmoqje, kalbëzim. Pesë ditë pa ujë, duke ndjekur atë ngjarje në videot e shumta që qarkullojnë, kur vetëm pak muaj më parë drejtori  ujësjellësit i thotë gazetarëve që këta rrinë tre ditë pa ujë dhe nuk bëjnë një telefon për shqetësimin. Drejtori tha një të vërtetë, qytetarët e Vlorës ia zunë në gojë  kafshatën e galasë në fyt, i përzunë”, tha Berisha. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›