Berisha përshëndet protestuesit e opozitës: Sot bllokuat parlamentin! Ky është një akt madhor i mosbindjes civile dhe një mesazh për shqiptarët dhe botën!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka vlerësuar maksimalisht protestuesit e opozitës për bllokimin e parlamentit ditën e enjte.
Duke folur nga banesa e tij ku ndodhet në arrest prej disa kohësh, zoti Berisha u tha përkrahësve të tij se “Ky është një akt madhor i mosbindjes civile. Ky është një mesazh për shqiptarët dhe botën. Kjo është një mbrojtje e guximshme e interesave jetike të çdo shqiptari të vërtetë” tha zoti Berisha.
Për zotin Berisha “Narkoshteti është i rrethuar sot nga të gjitha anët”. “vetëm mosbindja jonë civile, vetëm zemërimi ynë i pakufishëm, vetëm revolta jonë do mund t’i japë përgjigje Edi Ramës, njeriut që në historinë e këtij kombi do mbahet mend si shpopulluesi më i egër i shqiptarëve” tha kreu i Rithemelimit. “Ndaj dhe në këmbë të gjithë, të vazhdojmë betejën tonë” bëri thirrje ai.
/ rtsh.al /