E Martë, 3 Nëntor 2026

Zogaj: Mazhoranca i jep arsye opozitës për protestë

Politologu Preç Zogaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH ka bërë një analizë të zhvillimeve politike në vend dhe episodeve më të fundit në jetën parlamentare.

Sipas tij, shumica parlamentare i jep arsye opozitës për protestë, por nga ana tjetër këto protesta nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat sepse janë të konsumuara.

“Skenat që pamë dëshmojnë se sa i paqëndrueshëm është normaliteti në Kuvendin e Shqipërisë. Grupi i ‘Rithemelimit’ ka predispozicion për të krijuar skena konfrontimi me qëllim që të shfaqen si opozitarë të fortë. Jeta politike shqiptare jep raste të tilla. Opozita e ka konsumuar këtë fabul. Nuk nxori ndonjë gjë në dritë me këto skena dhe nuk arriti gjë. PD e ka edhe traditë për të bërë protesta. Është kampione në botë që bën protesta partiake. Zakonisht protestat i bëjnë grupet interesi ose ato shoqërore. Nga ana tjetër nuk kishte pse të rrëzohej kërkesa për interpelancë. Këto janë forma të zakonshme të jetës parlamentare. Refuzimi ka ngjallë ato fantazmat e 4- 5 muajve më parë. Rama nuk e respekton ose sforcohet ta respektojë Parlamentin. Nuk e zgjedh opozitën. Gjithsesi, ky lloj opozitarizmi është steril. Ikja e deputetëve nga grupet nuk do të thotë se ai merr edhe partinë me vete, që i ka prodhuar si deputetë. Zyrtarisht, PD është e Bashës. E madhe apo e vogël. S’mund të krijohen skena të tilla nga shumica që të ligjërojë skena jo të mira. Ka hapur një shteg problematik.”, tha Zogaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›