E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret ambasadorin italianInteres per energjine e rinovueshme

TIRANEuml ndash Pak dite pasi ka dorezuar letrat kredenciale ambasadori i ri i Italise ne vendin tone Massimo Gaiani eshte pritur nga kryeministri Sali Berisha. Sic njofton zyra e shtypit Berisha shprehu mirenjohjen per miqesine dhe mbeshtetjen e jashtezakonshme qe Italia i ka dhene Shqiperise.
Kryeministri shprehu vleresimet me te larta per zgjedhjen e Kryeministrit te ri te Italise z. Mario Monti duke e vleresuar ate si nje figure te spikatur si dhe siguroi ambasadorin per vleresimin e larte qe qeveria ka per kabinetin e ri qeveritar te drejtuar nga zoti Monti.
Nje theks te vecante ambasadori Gaiani vuri tek zhvillimet ne sektorin e energjise se rinovueshme ne Shqiperi duke shprehur interesin qe ka tregu Italian ne kete drejtim. Ne takim u bisedua edhe per fusha te tjera me interes dypalesh si ne ekonomi turizem bujqesi etj. Ne pergjigje te interesit te kryeministrit per nxitjen e investimeve italiane ne Shqiperi si nje vend qe ofron potenciale te medha ambasadori Gaiani shprehu angazhimin per te punuar ne kete drejtim duke ndjekur vazhden shume pozitive te investimeve italiane gjate viteve te fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›