E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllen deshmite per MetenPyetet ish deputeti i PS-se

TIRANE - Ne Gjykaten e Larte mbyllet procesi i thirrjes se deshmitareve lidhur me akuzat drejtuar ish zv.kryeministrit Meta pas publikimit te video - pergjimit mes tij dhe ish ministri Prifti.
Ne seancen e sotme jane thirrur edhe pese deshmitaret e fundit te kerkuar nga prokuroria mes te cileve edhe ish deputeti socialist deri ne vitin 2009 Ymer Tola.

ISH DEPUTETI PRONAR TOKE
Ish deputeti pjese e shoqerise aksionere Tola sh.p.k konfirmoi se kishte marre pjese ne tenderin per dhenien me koncesion te HEC-it ne Shushice por u skualifikua nga Ministria e Ekonomise me argumentin se kishte konflikt interesi. Ne te vertete ai dhye familja e tij jane edhe pronaret e tokes ku pritet te ndertohet HEC-i.
Nga AKPP mu komunikua se nuk mund te marre pjese ne gare pasi jam edhe pronar toke. Ndaj une iu drejtova ILDKP-se ku ish kryetarja e asaj kohe Fatmira Laskaj me dha shkresen zyrtare se nuk kisha asnje konflikt. Kohe me pas Agim Rrapaj me tha se do te nderhynte vete te Meta lidhur me kete projekt duke qene se fondi i shpenzimeve deri ne ate kohe kishte shkuar 700 mije euro ka rrefyer Tola perpara trypit gjykues. Kjo shume eshte permendur edhe ne video pergjimin Meta-Prifti.

MBYLLEN DESHIMITE RRADHA E PROVAVE
Ne seancen e sotme prokuroria kerkoi gjithashtu administrimin e provave lap topin oren kamera dhe USB nga Dritan Prifti si prova baze. Keto prova te paraqitura nga prokuroria kane terhequr vemendjen e avokatit te ish ministrit te jashtem Ilir Meta avokatit Gezim Veleshnja i cili ka kundershtuar fort marrjen ne konsiderate si prove materiale te ores ne kamera pasi sipas tij nuk vertetohet qe kjo ore te kete gjurme te videos. Po ashtu pjese e debatit kane qene edhe identifikimi fizik i disa DVD te paraqitura si prova nga prokurori pasi identifikimi i sakte i te dhenave te DVD ndodhej vetem ne fashikullin e dorezuar gjykates. Keto paqartesi bene qe gjykata te shtyje diskutimin si dhe konsiderimin e provave materiale dhe shkresore per seancen e dates 16 dhjetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›