Berisha sulmon mediat: Jane kthyer në portale të qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media, tha se qeveria po përdor mediat për qëllime politike, duke thënë se nga zyra e kryeministrit publikohen me shpejtësi lajme të njëpasnjëshme në disa portale.
Berisha u shpreh se brenda një periudhe të shkurtër kohore publikohen një numër i madh lajmesh që vijnë nga e njëjta burim, duke e cilësuar këtë si deformim të funksionit të medias.
“Kur nga zyra e Edi Ramës publikohen 16 lajme në 4 orë, një faqe lajmesh shndërrohet në faqe të pronarit,” deklaroi Berisha, duke shtuar se kjo përbën, sipas tij, një problem serioz për pavarësinë e mediave.
Ai theksoi se, ndonëse respekton gazetarët dhe punën e tyre, shqetësimi i tij lidhet me ndikimin politik në redaksitë mediatike dhe mungesën e pavarësisë editoriale.
Në deklaratën e tij, Berisha u ndal edhe te çështje të brendshme politike, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi vendimmarrjet në Partinë Demokratike dhe qëndrimet ndaj figurave të ndryshme politike.