E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore të 11 majit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e “International Democracy Union”, Stephan Harper, në Bruksel.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka postuar edhe fotografi nga takimi.

Berisha shkruan se gjatë takimit e njohu z. Stephen Harper me atë që ai e cilëson si farsë zgjedhore të 11 majit.

“Një takim i rëndësishëm me Presidentin e IDU, Z. Stephen Harper, në Bruksel, të cilin e njohëm me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri”, ka shkruar Berisha krahas fotografive.

Kujtojmë se Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si të manipuluara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›