E Martë, 3 Nëntor 2026

PS ruan mandatin e gjashtë në Korçë! Përfundon numërimi i votave të Diasporës

Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qarkun e Korçës. Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e gjashtë në këtë qark, ndërkohë Partia Demokratike ka mbetur me katër mandate.

Procesi i numërimit të votave për partitë politike në këtë qark zgjati dy ditë. Nga numërimi i vullnetit të Diasporës nuk pati asnjë ndikim për ndryshim mandatesh në asnjë prej partive politike.

Ndërkohë më herët, gjatë kësaj të shtune, përfundoi numërimi për votat e Diasporës së qytetit të Elbasanit ku PS ruajti 10 mandate dhe PD 4 mandate.

Gjithashtu edhe në Vlorë, PS konfirmoi mandatin e saj të nëntë ndërsa PD mbeti me 3 mandate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›