E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron besimtarët katolikë për festën e Pashkës

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha uroi sot besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkës.

Në një prononcim për mediet pas vizitës në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Berisha e cilësoi ditën e Ringjalljes së Krishtit, si ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor.

“Besimtarëve katolikë shqiptarë dhe në mbarë botën, ju uroj gëzuar ngjalljen e Krishtit. Ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor”, uroi Berisha.

Berisha theksoi se “ringjallja e Krishtit shënon momentin më frymëzues, më të rëndësishëm për mbarë njerëzimin, mbasi porositë e tij u shndërruan në parimet morale të njeriut të qytetëruar, të qytetërimit perëndimor”.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›