E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar sot të gjithë besimtarët ortodoksë që kremtojnë Pashkën.

“Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD ka edhe një urim tjetër, me nota politike.

“Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise këto vite”, shprehet Berisha në mesazhin e tij

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›