E Diel, 1 Nëntor 2026

Besart Logu: Reforma u devijua, politika merret me SPAK e GJKKO

Në emisionin televiziv “3D” të Alban Dudushit, tema e ditës ishte “Reforma e Reformës në Drejtësi”. Diskutimi solli në vëmendje bilancin e dhjetë viteve të reformës në drejtësi, duke u fokusuar tek sukseset, sfidat dhe nevoja për një reflektim të ri mbi standardet e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Juristi Besart Logu ka komentuar sipas tij reformën në drejtësi, duke u ndalur gjerësisht në konferencën e sotme “Cilësia e drejtësisë në Shqipëri”.

Ai theksoi se pas dhjetë viteve nga nisja e reformës, bilanci mbetet i paplotë dhe i mbushur me sfida. Sipas Logut, procesi i vettingut u fokusua më shumë tek individët sesa tek standardet institucionale, duke sjellë pasoja në funksionimin e gjykatave të larta.

Ai u shpreh se palët e përfshira politika, ambasadorët dhe drejtuesit e institucioneve “nuk janë të sinqertë dhe nuk i shkojnë në thelb çështjes së drejtësisë.”

“Sot është shumë e vërtetë që ka një stok të madh dosjesh, ka vonesa në gjykim, ka arsyetime të cekta ose vendime pa arsyetime, por kjo është pasojë dhe askush nuk merret me shkakun,” tha ai.

Duke analizuar procesin e vettingut, Logu e cilësoi atë si një fazë tranzitore që u fokusua më shumë tek individët sesa tek standardet institucionale.

 “U mor me njeriun, se kush është ky, dhe jo me standardet,” u shpreh ai.

Ai shtoi se qasja nga lart-poshtë në zëvendësimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë ka sjellë vështirësi, pasi përvoja nuk mund të zëvendësohet me emërime të reja.

Logu tha se “Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë (ILD), duke thënë se “ILD-ja ka shpenzuar 4 milionë euro për 11 vendime që ka prodhuar,” duke ngritur pikëpyetje mbi efikasitetin dhe transparencën e tij. Ndërsa SPAK dhe GJKKO po funksionojnë si struktura të reja, qytetarët ende ndihen të distancuar nga përfitimet e reformës.

“Ajo që duhet për qytetarin është ‘rrafsh’, dhe nuk ka vullnet për ta ndryshuar .Politika sot është e përqendruar tek SPAK-u dhe GJKKO-ja, dy institucione të reja që po funksionojnë. Por problemi është se nuk po i shkohet në thelb çështjes së drejtësisë. Reforma kaloi nëpër një fazë tranzitore me vettingun, ku u mor më shumë me individin sesa me standardet. Sot kemi një stok të madh dosjesh, vonesa në gjykime dhe vendime pa arsyetime të plota. Këto janë pasoja, por askush nuk merret me shkaqet. Ndërkohë, qytetari nuk ndjen përfitime reale, sepse ajo që duhet për të është ‘rrafsh’, dhe mungon vullneti për ta ndryshuar.” përfundoi Logu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›