Besëlidhja, Bashkia Lezhë: I kemi dërguar ftesë Topit dhe Ramës
LEZHË- Bashkia e Lezhës ka reaguar lidhur me mospjesëmarrjen në festimet për 568 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, të presidentit Topi dhe kryetarit të opozites Edi Rama. Në një konferencë për shtyp bashkia deklaron se i ka dërguar ftesë si presidentit Topi ashtu edhe kreut të opozitës, ftesa të cilat janë edhe në protokollin e Bashkisë.
Në konferencën për shtyp është bërë gjithashtu e ditur se kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tusha ia kishte komunikuar edhe me telefon ftesën kreut të selisë rozë. Bashkia e këtij qyteti ndër të tjera deklaron se nuk është përgjegjësi e saj përgjigja pozitive ose jo ndaj ftesave të bëra.
(el.me/news24/BalkanWeb)