E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi, Berisha: PS bllokon për të ardhur në pushtet, Rama: Turpin mbajeni vetë

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha akuzoi liderin e opozitës se po bllokon statusin dhe këtë rrugë po e përdor si mjet për të ardhur në pushtet. Por, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kryeministrit duke theksuar se dështimi i Shqipërisë për marrjen e statusit për në BE vjen si rrjedhojë e dështimit të politikave të qeverisë

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se Rama synon vetëm ambicien e tij për të ardhur në pushtet.

“Pyetjes së përsëritur ca do ndodhë me bllokimin, unë iu përgjigja me rezervë, se kjo është politikë që synon bllokimin dhe dështimin, se Rama sheh si rrugë të vetme ardhjen në pushtet dështimet dhe bllokimet, të cilat i keq-kalkulon dhe i bazon në një arsyetim të hedhur poshtë në zgjedhet e 2011 nga qytetarët, por vijon të besojë se një zinxhir dështimesh do mund të penalizonin qeverinë dhe jo opozitën”,- deklaroi Berisha.

Berisha akuzoi liderin e opozitës se bllokoi dhe urdhëroi mosvotimin e amendamenteve të Kodit Penal, në ditën kur në Bruksel bëheshin vlerësimiet për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pyetjes së përsëritur ca do ndodhë me bllokimi, unë ju përgjigja me rezervë, se kjo është politkë që synon bllokiin dhe dështimin, se Rama sheh sio rrguë të vetmet ardhjen në puthet dëhstimet dhe bllokimet të cilat i keqkalulon dhe i bazon në një arsyetim të hedhur poshtë në zgjedhet e 2011 nga qytetasrët, por vijon të besojë se një zinxhir dëhstimesh do mund të penalizonin qeverinë dhe jo opozitën”,- deklaroi Berisha.

Shefi i qeverisë u shpreh se marrja e statusit duhet të jetë një proces merite, ndërkohë që nënvizoi se BE kërkon që ai të mbështeten në bashkëpunimin e të gjitha forcave.

“Problemi i statusit të Shqipërisë, ku unë gjithnjë shpreh qëndrimin tim dhe të mazhorancës që ky proces të jetë i merituar, ky është interesi i shqiptarëve dhe nuk kërkoj një rrugë tjetër. Për Komisionin Europian procesi i integrimit, nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë ndryshe vetëm një proces i mbështetur nga të gjitha forcat”,- theksoi Berisha.

Kryeministri Berisha duke kujtuar se mazhoranca i dha prioritet opozitës në komisionin e integrimit i bëri thirrje PS, që të heqë dorë nga bllokimi.

“Unë i bëj thirrje opozitës të heqë dorë nga koncepti se bllokimi i intereson opozitës, vetëm e dëmton dhe e largon nga çdo shanc . BE e ka bërë të qartë 1000 herë se procesi është gjithëpërfshirës”,- deklaroi Berisha.

RAMA: DËSHTIMI ME STATUSIN, KËTË TURP LE TA MBAJË QEVERIA
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kryeministrit Sali Berisha duke theksuar se dështimi i Shqipërisë për marrjen e statusit për në BE vjen si rrjedhojë e dështimit të politikave të qeverisë.

Në një reagim në Twitter, Rama theksoi se Berisha shpif me akuzat ndaj opozitës pasi kjo e fundit ka votuar ligjet me 3/5 dhe nuk ka bllokuar votimin e tyre.

“Ky dështim nuk mbulohet me balten e shpifjeve dhe nuk justifikohet kurresesi duke hedhur fajin mbi opoziten! Këtë turp le ta mbajë qeveria.
Askush të mos harrojë se për pjesën që i takon opozitës përgëzimet e BE janë publike dhe këto lidhen edhe me procesin e ligjeve me 3/5. Atëherë pse Shqipëria po dështon prapë me statusin? E thjeshtë. Sepse KM ka dështuar, qeveria ka dështuar, politikat e tyre kanë dështuar. KM s'ka asgjë tjetër për të thënë për dështimin me statusin përvecse të shpifi përdite duke akuzuar opozitën. PS ka votuar cdo ligj me 3/5!”, theksoi Rama ne rrjetin social Twitter.

(el.me/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›