E Hënë, 2 Nëntor 2026

Betohen dy deputetët e rinj të PSD, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Deputetët Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku nga Partia Socialdemokrate (PSD) u betuan ditën e sotme në seancën plenare të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi se “në Kuvend nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë depozituar dy vendime për dhënien e mandatit të deputetëve kandidatëve të listës shumemërore të PSD qarku Shkodër, Besnik Brahimi dhe z. Shkurt Lasku pas krijimit të vakancës në Kuvend nga dorëheqja nga mandati i Tom Doshi dhe Sabina Jorgo”.

“Sot është mbledhur Këshilli për Rregulloren, mandatet dhe Imunitetin për të verifikuar mandatet e deputetëve të zgjedhur nga KQZ”, theksoi Peleshi.

Deputeti Bledar Çomo paraqiti raportin e Këshilli për Rregulloren, mandatet dhe Imunitetin, duke konfirmuar mandatin për dy deputetët e rinj, të cilët më pas bënë betimin në seancë plenare.

/gj.m//a.f//r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›