E Martë, 3 Nëntor 2026

Biden: E gjithë Evropa kërcënohet nga Rusia

E gjithë Evropa është e kërcënuar nga Rusia, tha presidenti i SHBA-se, Joe Biden në një konferencë për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron, në Paris.

Biden falënderoi aleatët evropianë për punën e bërë deri më tani dhe mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Nga ana e tij, Macron e vlerësoi Biden si një “partner besnik që respekton evropianët”.

“Nga Ukraina në Lindjen e Mesme, duke kaluar nëpër atë që duam të rinisim në nivel ekonomik, faleminderit që jeni prezent në të gjitha këto çështje”, tha Macron duke iu drejtuar presidentit amerikan, Biden.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›