Shpëtimi i 4 pengjeve nga Hamasi, Gjermania: Shenjë shprese. Të lirohen të gjithë e t’i jepet fund luftës

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant e ka cilësuar operacionin e shtëpimit të pengjeve izraelitë si një nga operacionet më të mëdha dhe heroike që ai ka parë gjatë 47 viteve të shërbimit në institucionin e mbrojtjes së Izraelit”.
“IDF, Shin Bet dhe Yamam, si dhe forcat që mbështetën [ata në fushë] kanë kryer një operacion të paparë – të guximshëm në natyrë, të planifikuar shkëlqyeshëm dhe të ekzekutuar në një mënyrë të jashtëzakonshme. Agjensitë e ndryshme të sigurisë bashkëpunuan nga afër – IDF, Shin Bet dhe Yamam – duke vepruar si një njësi e vetme”, tha ai në një deklaratë për mediat.
Ndërkaq, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka thënë se shpëtimi i 4 pengjeve është “shenjë e rëndësishme e shpresës”
“Një shenjë e rëndësishme shprese – në veçanti për familjet e shumta izraelite që vazhdojnë të kenë frikë për ata që janë afër tyre. Katër pengje tani janë të lirë”, shkroi Scholz në ‘X’, dikur Twitter, duke i bërë thirrje Hamasit të lëshojë të gjithë pengjet e mbetura dhe t’i jap fund luftës.
/rtsh.al/