E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bido i kujton PD-së masakrën e 21 Janarit: Sot njerëzit nuk vriten në bulevard pse protestojnë! Policët që ushtrojnë dhunë pezullohen, nuk mbrohen (VIDEO)

Deputeti socialist Ardit Bido i kujtoi opozitës 21 Janarin gjatë debatit për protestat në Komisionin për të Drejtat e Njeriut. Ai tha se mazhoranca dënon dhunën joproporcionale të policisë policët nuk mbrohen, ndryshe nga çfarë ndodhte në qeverisjen Berisha. 

“Jetojmë në një vend ku nuk vriten njerëzit në bulevard pse protestojnë, siç ka ndodhur kur qeverisnit ju. Mazhoranca nuk fshihet pas dhunës së policisë dhe Gardës, siç ka ndodhur kur qeverisnit ju, por dënon dhunën joproporcionale dhe policët pezullohen, jo mbrohen.

Jetojmë në një vend ku dënohet edhe dhuna ndaj policisë. Të drejtat e njeriut nuk i përzgjedhim për t’i mbrojtur, nuk shkojmë për të bërë shoë në spitale dhe në burgje.

Nëse doni të arrini atë që ju thatë, se duhet ta trajtojmë me respekt institucionin e Kuvendit, duhet të nisni nga retorika që përdorni ju prej vitesh për Policinë e Shtetit, një institucion që ka monopolin e ruajtjes së rendit dhe të sigurisë së të gjithë qytetarëve shqiptarë", tha Bido. 

Lajmi kryesor:

Gogu nuk shkon në Komision për buxhetin, PD ikën nga mbledhja: Diskutim vetëm për akuzat e Veliajt dhe dhunën ndaj protestuesve! Aktin për gjobat e çojmë në Kushtetuese

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›