E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvendoset te spitali i burgut të Fierit, shkak fraktura që ka në këmbë

Erion Veliaj është transferuar nga qelia, në spitalin e burgut të Fierit. Burime për Report Tv thanë se Kryebashkiaku i Tiranës është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor që ndodhet brenda ambienteve te Burgut të Fierit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se zhvendosja është kryer pas një frakture që ka në këmbë- dëmtim që e ka marrë gjatë kohës që mbahej në paraburgimin e Durrësit.

Transferimi është kryer që të dielën (1 nëntor), pas ankesave të tij për mungesë të kujdesit mjekësor.

Ky transferim vjen pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe ankesave të vetë Veliajt, i cili ka pretenduar se gjendja e tij shëndetësore nuk është marrë në konsideratë kur u krye transferimi me 28 tetor. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar nga Drejtoria e Burgjeve për kohën e qëndrimit të Veliajt në spital apo mbi trajtimin mjekësor që po merr Erion Veliaj.

Lajm në përditësim....

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›