E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bie nga lartësia, humb jetën inxhinieri në kantierin e ndërtimit në Peqin. Arrestohet drejtuesi teknik

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Paulesh të Peqinit, ku inxhinieri 42-vjeçar, G. D., humbi jetën pasi ra nga lartësia gjatë punës në kantierin e ndërtimit.

Për ngjarjen e rëndë, policia arrestoi drejtuesin teknik të kantierit, 64-vjeçarin E. H., i cili dyshohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia dhe autoritetet e inspektimit po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›