E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bienalja e Venecias, shpallet konkursi për përzgjedhjen e përfaqësimit shqiptar

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi sot shpalljen e konkursit publik për përzgjedhjen e përfaqësimit shqiptar në edicionin e 61-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia.

Kjo bienale do të mbahet nga 9 maj deri më 22 nëntor 2026.

Tema e Bienales 2026, kuruar nga Koyo Kouoh, titullohet “In the Eye of the Storm – Chronicles of the Minor Key”.

Gonxhja tha se “kjo është një ftesë për të eksploruar narrativat e heshtura, kujtesat e shtypura dhe gjuhët artistike që burojnë nga skajet, si një formë poetike e rezistencës dhe reflektimit ndaj historive të papërfaqësuara”.

/k.s//r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›