E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky dënon sulmin rus kundër civilëve

KIEV, 11 korrik /ATSH-DPA/ – Nëntë persona u plagosën në sulmet ajrore ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, gjatë natës, raportuan autoritetet lokale.

“Midis të plagosurve ka gra në një repart materniteti”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram, duke shtuar se asnjë fëmijë nuk u plagos në sulm.

Zelensky akuzoi ushtrinë ruse se kishte shënjestruar qëllimisht civilët.

Ai shkroi se pati edhe sulme në zonat e Dnipropetrovsk, Mykolaiv, Sumy dhe, këtë mëngjes, në rajonin e Odesas.

Zelensky paralajmëroi se Rusia do të vazhdonte të sulmonte me bomba, raketa dhe dronë, dhe se forcimi i mbrojtjes ajrore ishte për këtë arsye një përparësi kryesore.

Të dyja palët ndërluftuese bombardojnë njëra-tjetrën çdo natë dhe çdo ditë. Vetëm një ditë më parë, Kombet e Bashkuara publikuan një raport ku thuhej se numri i civilëve të vrarë në bombardimet ruse të Ukrainës në qershor ishte më i larti në tre vjet.

Në betejën e saj mbrojtëse, Ukraina po qëllon objektiva shumë përtej kufirit rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi të premten se 155 dronë ukrainas ishin rrëzuar.

Dmitry Milyaev, guvernator i rajonit Tula, në jug të Moskës, tha se ”një person ishte vrarë dhe një tjetër ishte plagosur në sulmet me dronë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›