Bilanci i Policisë Rrugore në Tiranë: 59 masa administrative për shkelje rrugore në 72 orët e fundit

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë publik bilancin e punës përgjatë 72 orëve të fundit, ku janë zhvilluar kontrolle në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia bëri me dije se gjatë 72 orëve të fundit, ka zhvilluar kontrolle të përqendruara në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane, për të garantuar respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u ndërmorën masa ndaj drejtuesve të automjeteve që hynin pa respektuar radhën dhe krijonin pengesa në qarkullim, kryesisht tek rrethrrotullimi i Selitës dhe rrethrrotullimi te Liqeni i Thatë.
Për këto shkelje u vunë 59 masa administrative pasi kryen parakalime të gabuara, me fushëpamje të kufizuar, në Rrugën e Arbrit për parkime në mënyrë të parregullt.
Policia theksoi se njëri prej këtyre automjeteve rezultoi debitor me 40 masa administrative. Mjetet e parkuara u spostuan me mjet ngritës.
Kontrollet e ndërmarra synojnë disiplinimin e drejtuesve të mjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e një qarkullimi të rregullt dhe të sigurt në rrugët e Tiranës.
/rtsh.al/
.