E Diel, 1 Nëntor 2026

Biletat paralajmerohetshtrenjtimi me 20 per qind

TIRANE- Me rritjen e cmimit te karburantit nga 1 janari i ketij viti si pasoje e shtimit te akcizes drejtuesit e autobuseve te rretheve ankohen se po shkojne drejt falimentimit. Ata jane shprehur per median kero dite se do te kerkojne rritje te cmimit te biletes deri ne 20 per qind pasi me keto kushte nuk mund te vazhdojne me aktivitetin e tyre. Pervec cmimit te larte te karburantit qe eshte i paperballueshem ata theksojne se nje tjeter pengese ne punen e tyre jane furgonet 6-1 vendesh qe punojne pa licenca dhe nuk i paguajne shtetit asnje takse. Sipas shofereve te autobuseve 70 perqind te transportit nderurban e zene furgonet e palicensuar dhe vetem 30 per qind autobuset. Ata kercenojne me protesta masive nese qeveria nuk do ti jape zgjidhje kesaj situate.

Nderkohe edhe Shoqata Kombetare e Transportit Qytetas kerkoi lejimin e rritjes se cmimit te biletes per transportin urban ne kryeqytet. Ne nje interviste perfaqesuesi i kesaj Shoqate Ferdinand Ibrahimi argumentoi se me rritjen e cmimit te karburantit dhe kostot e tjera funksionimi i ketij sektori po behet i paperballueshem. Ibrahimi tha se ne takimin e zhvilluar me kryetarin e Bashkise se Tiranes Lulzim Basha kjo kerkese ishte pranuar. Kerkeses se kreut te Bashkise per te krijuar lehtesira per disa kategori te vecanta Ibrahimi i pergjigjet se shoqata eshte dakord te krijoje lehtesi vetem per studentet dhe per asnje kategori tjeter pra pensionistet nuk do te perfshiheshin ne lehtesimin e kerkuar. Kryetari Basha lajmeroi se per pensionistet dhe studentet ishte arritur marreveshje me transportuesit qe te lejohej nje bilete falas ose shume me e ulet por keto deklarata tregojne se marreveshja eshte arritur vetem pergjysem.

Rritja e cmimit te karburanteve erdhi si pasoje e transferimit te takses vjetore te automjeteve dhe asaj doganore ne rruge te tjera duke perfshire 5 leke me shume per liter gjate vitit te kaluar dhe nje 2-lekesh shtese per cdo liter duke filluar nga dita e pare e ketij viti.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›