E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bismark thërret, Balaj përgjigjet: Skënderbeu barazon me Vllazninë

Abissnet Superiore | 1 minutë më parë

Facebook

Skënderbeu dhe Vllaznia e kanë mbyllur në barazim 1-1 përballjen mes tyre, e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” dhe që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2.

Korçarët u shfaqën më dominues në pjesën e parë dhe pas disa rastesh të humbura arritën të zhbllokojnë ndeshjen me anë të Bismark.

Shkodranët arritën të reagojnë në pjesën e dytë dhe të prodhojnë lojë. Balaj arriti të vendosë barazpeshën 1-1 kur ishte mbushur një orë lojë, rezultat që mbeti në fuqi deri në përfundim të takimit.

Skënderbeu ngjitet në kuotën e 11 pikëve, në vendin e 6-të. Vllaznia në vendin e 9-të me 9 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›