Bizneset që tarifohen si familjarë, OSHEE Shkodër konstaton disa raste, apel për ndryshim vullnetar

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Rajoni Verior ka konstatuar disa biznese të cilët faturohen si abonentë familjar. Drejtori Armondo Zhuka tregon se grupet e punës, sëbashku me furnizuesin e Shërbimit Universal, janë në terren duke evidentuar të gjitha rastet e këtyre shkeljeve.
“Kemi konstatuar disa biznese që faturohen si familje. Kjo është e kundraligjshme”, Armando Zhuka, Drejtor OSHEE, Rajoni Verior.
Zhuka ka apeluar drejt bizneseve që të paraqiten vullnetarisht për të bërë ndryshimin e tarifimit nga familjar në biznese, në të kundërt do të nisin penalizimet.
“Automatikisht do të kalojnë në programin e abonentit biznes, tarifa 14 lekë, por mund të ketë edhe penalitete nëse qytetarët nuk bashkëpunojnë që ta rikthejnë edhe vetë këtë gjë”, shtoi ai.
Në procesin e përditësimit përfshihen të gjithë subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike në emër të një personi fizik apo juridik, të cilët e përdorin energjinë për qëllime biznesi .Ky proces nuk prek klientët që janë realisht konsumatorë familjarë dhe e përdorin energjinë vetëm për qëllime banimi.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/