E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Durrës, takim me banoret që preken nga projekti TID

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Durrës këtë të shtunë (14 shkurt), ku do të zhvillojë një takim me banorët qe preken nga projekti TID. Kryeministri Edi Rama u prit nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, ndërsa takimi do të zhvillohet në Bashkinë e Durrësit.

Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, për të cilin qeveria ka akorduar një fond prej 315.5 milionë lekësh.

Por dhjetëra banorë të Durrësit protestojnë kundër shpronësimeve, teksa vlerën e dëmshpërblimit të ofruar nga Bashkia e konsiderojnë të ulët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›