E Diel, 1 Nëntor 2026

Blendi Gonxhja: Rrjeti WiFi “Albania All Senses”, portë digjitale për vizitorët në ITB Berlin

Ministri i Turizmit, Kulturws dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka prezantuar rrjetin WiFi “Albania All Senses” si një risi teknologjike që po tërheq vëmendjen e vizitorëve në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin.

Sipas tij, ky rrjet funksionon si një portë e menjëhershme digjitale për të gjithë të pranishmit në panair. Menjëherë pas lidhjes me WiFi-n, vizitorëve u shkarkohet automatikisht broshura digjitale e ofertës turistike të Shqipërisë, duke i orientuar drejt stendës shqiptare dhe duke i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përvojën e destinacionit.

“Ky koncept inovativ e shndërron një shërbim të thjeshtë interneti në një pikë kontakti interaktive që prezanton Shqipërinë në mënyrë moderne dhe të aksesueshme”, është shprehur ministri.

Nisma synon të rrisë dukshmërinë e Shqipërisë në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale të industrisë së turizmit, duke e bërë prezencën shqiptare më tërheqëse dhe më të lehtë për t’u eksploruar nga vizitorët ndërkombëtarë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›