Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë, sipas raportimeve në mediat shtetërore iraniane.
Funerali tre-ditor pritej të fillonte sot, por organizatorët thënë se ceremonia do të shtyhet derisa të ketë infrastrukturë të gatshme.
Nuk është njoftuar asnjë datë se kur do të zhvillohet ceremonia.
Vrasja e Khameneit, 86 vjeç, ndodhi gjatë sulmeve të koordinuara amerikano-izraelite ndaj objektivave në Teheran. Sipas burimeve ushtarake izraelite, në sulme humbën jetën edhe disa anëtarë të lartë të sigurisë iraniane, si dhe persona nga rrethi i tij i afërt.
Ngjarja shënon një përshkallëzim të paprecedentë të tensioneve në Lindjen e Mesme. Sulmet, të cilat thuhet se u mbështetën nga inteligjenca amerikane dhe izraelite, kanë shtuar frikën për destabilizim të mëtejshëm në rajon.
/rtsh.al/