E Diel, 1 Nëntor 2026

Bleona Qereti: Guximi i Eni Vasilit riktheu në RTSH Festivalin e Pranverës

Moderatorja dhe njëherësh këngëtarja e njohur Bleona Qereti deklaroi në natën finale të Festivalit të Pranverës se ishte guximi i drejtoreshës së përgjithshme të RTSH-së Eni Vasili për ta risjellë këtë event muzikor për publikun shqiptar.

Qereti theksoi se rikthimi i këtij festivali nga ana e drejtoreshës së përgjithshme të Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili është një domosdoshmëri për brezin e ri dhe artistët e rinj.

“Meqë jemi te mirënjohjet unë mbrëmë ju thashë se është folur me vite të tëra dhe është kërkuar rikthimi i Festivalit, por çdo gjë ka mbetur vetëm te fjalët, derisa shumë e guximshme, shumë e fortë me emrin Eni Vasili, vendosi ta rikthente këtë festival me doemos dhe e bëri realitet.

Eni faleminderit që ke rikthyer edhe një herë këtë festival që ishte kaq i domosdoshëm për brezin e ri dhe artistët e rinj. Ju jemi mirënjohës”, u shpreh Bleona Qereti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›