E Diel, 1 Nëntor 2026

Kori i TKOBAP këndon shqip në Itali mes koreve të njohura evropiane.

TIRANË, 7 qershor/ATSH/  Në kuadër të edicionit të 36-të të Festivalit të Kantos në Savigliano, Itali, Kori i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, solli për publikun italian perlat e muzikës shqiptare, duke përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe traditën tonë muzikore. Në këtë festival, ku morën pjesë kore të njohura nga Roma, Milano dhe Torino, artistët e TKOBAP-së u pritën me entuziazëm nga publiku, duke përcjellë përmes tingujve të gjuhës shqipe identitetin dhe pasurinë e muzikës sonë kombëtare. Mbrëmja u përmbyll me interpretimin e përbashkët të “Va, pensiero”, duke krijuar një moment të veçantë bashkimi artistik mes pjesëmarrësve, ndërsa Kori i TKOBAP-së do të rikthehet sërish në skenë sonte dhe nesër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›