E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bllokim i qarkullimit të automjeteve në autostradën në Fushë-Mamurras

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Policia Rrugore e Lezhës ka njoftuar sot se duke filluar që prej orës 12:00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në të dyja kahet e autostradës A1, në Fushë-Mamurras.

Sipas njoftimit zyrtar, shkak i këtij bllokimi janë punimet për riparimin e linjës së energjisë elektrike që është ndërprerë për shkak të erës.

Policia njofton qytetarët se bllokimi i qarkullimit do të zgjasë për 15 minuta.

“Qarkullimi do të bllokohet për rreth 15 minuta, për të garantuar sigurinë e personelit teknik që do të kryejë punimet për riparimin e linjës së energjisë elektrike që është ndërprerë për shkak të erës”, thekson policia, ndërsa kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve për devijimin e qarkullimit dhe për respektimin e sinjalistikës rrugore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›