Bllokimi i hetimeve për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi: Do të bëjmë transparencë brenda ose jashtë komisionit!

Kryetarja e Komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi, bëri përgjegjëse PS për dështimin e deritanishëm të komisionit.
Në një intervistë në emisionin “Pa Censurë” në RTSH, zonja Vokshi tha se mungesa e vullnetit për të lejuar hetimin parlamentar, ishte një qendrim i paralajëmruar nga kryeministri Rama.
“Besoj që i mbani mend deklaratat e kryeministrit, kur thoshte se PS nuk ngre komision hetimor të bazuar në thashetheme. Pra qasja e tyre është ta pengojë hetimin. Kanë pamundësuar edhe mbledhjen e komisionit hetimor. Nga 10 mbledhje të thirrura, PS, që ka maxhorancën në komision, ka bojkotuar 6 mbledhje, Praktikisht, nuk kemi marrë asnjë vendim, megjithëse ka kaluar gati gjysma e afatit, sepse Edi Rama nuk e do këtë hetim, sepse aty ka një korrupsion dhe abuzim marramendës me 100 milionë euro për koncesion”- u shpreh zonja Vokshi për emisionin “Pa Censurë”.
Ajo foli për qendrim jobashkëpunues të Kuvendit, duke vënë në pikëpyëtje edhe të ardhmen e komisionit hetimor. “Unë kam informuar partnerët për këtë situatë, por nuk pres që ata ta zgjidhin këtë situatë. Jemi ne që duhet të vendosim, nëse do të vazhdojmë të jemi farsë, në një komision ku ëhstë rrëmbyer edhe drejtimi në mënyrë arrogante dhe të dhunshme? 3 javë dhe Lindita Nikolla të mos kthehëj përgjigje për një takim me kryetaren e Komisionit Hetimor dhe deputetë të opozitës, nuk ndodh. Dy javë dhe të mos mblidhet Sekretariati i Etikës nga Klotilda Bushka për mbledhjen ilegjitime të komisionit nga PS, nuk ndodh.Pra është Edi Rama që nuk e ka vullnetin për të hetuar. ”- u shpreh zonja Vokshi, e cila kishte vendosmërinë, që në komision ose jashtë tij, të bëjë transparecë për koncesionet në shëndetësi.
“Kemi kërkuar informacion bazuar në ligjin për Statusin e deputetit”, po vijnë informacionet. Mbi bazën e tyre dhe dokumentave, dëshmive që kemi patur deri tani, ne do të bëjmë transparecën. Aty ku do të vërejmë shkelje, do t;ia adresojmë edhe SPAK-ut. Jemi të vendosur të bëjmë transparencë. Mirë është ta bëjmë brenda komisionit hetimor, por nëse do të vazhdojnë ta pengojnë transparencën, ne do të ta bëjmë atë në çdo hapësirë tjetër publike dhe mediatike”.
Albana Vokshi beson se një hetim i mirë parlamentar do të nxjerrë zbuluar dhe standardin e dyfishtë të SPAK-ut. “SPAK-u ka vepruar me dy standarde. Nuk mundet që Klodian Rrjepaj, zëvendësi i Ilir Beqjes, të jetë i arrestuar dhe Ilir Beqaj, të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë, duke i dhënë mundësi të prishë provat. Deri më sot nuk është bërë transparencë e plotë, sepse skema e plotë nuk është zbardhur dhe koncesionarët po vazhdojnë të paguhen me miliona euro. As Ogerta Manastirliu nuk është thirrur për t’u pyetur, edhe pse ajo ndryshoi kontratën koncesionare të sterilizimit. Pra ky komision mund të bëjë shumë punë, mund të zbardhë aferën e korrupsionit, të shohë si është abuzuar me ligjin dhe të ndihmojë SPAK-un me prova të reja. Por PS është e qartë që nuk e do këtë hetim”. – tha Albana Vokshi në emisionin “Pa Censurë” në RTSH.
/ rtsh.al /