E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bllokimi i monopatinave – Përdoruesit dhe tregtarët e tyre protestë te Ministria e Brendshme

Përdorues të monopatinave si dhe tregtarë të tyre, dolën në një protestë të mërkurën përpara Ministrisë së Brendshme, e cila katër muaj më parë pezulloi qarkullimin e këtyre mjeteve lëvizëse në rrugët e Tiranës.

Ata kundërshtojnë vendimin duke kërkuar rikthimin në qarkullim të tyre, si dhe hartimin e rregullores së duhur për eliminimin e ngjarjeve aksidentale.

I pranishëm në protestë ishte edhe deputeti Erald Kapri, i partisë Mundësia, i cili tha se ka depozituar në Kuvend një projektligj konkret, por qeveria, sipas tij, synon që tregtimin e këtyre mjeteve t’ia japë ndonjë kompanie pranë saj.

Protestuesit prej kohësh kanë kërkuar kthimin e skuterave të sekuestruar, anulimin e vendimit për ndalimin e tyre si dhe dëmshpërblimin e bizneseve dhe qytetarëve për dëmin ekonomik.

Pak ditë më parë, ministrja e Brendshme deklaroi se, nuk tërhiqet nga vendimi për ndalimin e monopatinave dhe se po punohet për rregullimin e kuadrit ligjor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›