E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokimi i qarkullimit në Qafë-Botë, shkak arrestimi i 13 punonjësve të doganës greke

Prej orëve të para të ditës së sotme, pikëkalimi kufitar në Qafë Botë ka qenë i bllokuar për kalimin e automjeteve.

Pezullimi u vendos nga pala greke.

Vizion Plus mëson se shkak për këtë bllokim është bërë arrestimi i 13 personave (i gjithë stafi) që shërbentë në doganën e Mavromatit (Qafë Botë).

Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të  tyre, ndërsa situata shkaktoi radhë të gjata automjetesh për disa orë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›