E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet qarkullimi në aksin Librazhd – Qafë Thanë, shkak rrëshqitjet e dheut dhe gurëve

Në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin sa më të shpejtë të aksit, me qëllim rikthimin e lëvizjes së automjeteve.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon që udhëtarët që lëvizin drejt Korçës dhe anasjelltas të shmangin këtë rrugë deri në një njoftim të mëtejshëm për hapjen e saj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›